Wednesday, December 21, 2005

Klodiana engjelli im

KLODIANA, ENGJELLI IM

Vitet shpejt kalojne engjelli im,
E ti perhere me dukesh e vogel,
Une loz e qesh me ty si nje femije,
Me kurore lule delesh, mbledhur ne nje koder.

Ne cdo hap te kam ndjekur,
Si cdo nene bijte e vet,
Shperblimin me vell medafshi,
Ma ke dhene ne cdo moment.

Mes yjesh te shndritshem ne qiell,
Emrin KLODIANA, si meteor rrezova,
Pagezuar nga babi yt, emer i tokes nene,
Me arome Ilirie, ne gjoks e shtrengova.

Puthe, puthe dhe kllapoje te teren,
Vargun e nenes sa here ta lexosh,
Si nje qerpik te lagur shpesh do ta kesh,
Ne kaltersine e vegjelise, kur te enderrosh.

Kupen e endrrave, duket ma ke mbushur,
E si pikture Rembrandti I var ne mur,
Pershendetem ne mengjes, e sapongritur,
Duke me dhene vezullim, hijeshi e nur.

Vazhdo te arten rruge, pa u ndalur,
Duke kundruar kudo Arberine,
Skalite emrin tend si mozaik te bukur,
Ne librin e dijes, KLODIANA engjelli im!
Manhattan, Qershor, 2005

0 Comments:

Post a Comment

<< Home