Wednesday, December 21, 2005

Cikel poezish

SHIJA E DASHURISE

Buzëqeshja tënde si petalet e mëngjesit shndrit,
Sapo sheh sytë e mbushur me jetë,
Ngacmuar nga shikimet vjedhurazi përherë,
Si vezullim ndjenjash në rrahje pulsesh troket.

Puthja lozonjare si shkëndija, me xixa përhapet,
Në flakën e nxehtë të dashurisë,
Butësisht prekin mollëzat e njoma,
Parfumosur me afshin e rinisë.

Puthja e rrëmbyer shpuzohet më shumë,
Sythe lëshon në degët e trupit tim,
Kapilarët e gjakut qarkullojnë si lumë,
E etshëm thith, pa ndrojtje dashurinë.

Bashkimi I buzëve si pikturë nudo,
Jep tinguj të brendshëm nën zë,
Lëshon ofshama në akustikën brenda,
Në lumturinë e valsit, oh, c’shije të lë!

Kozeta Zylo, Staten Island, Nentor 2005

0 Comments:

Post a Comment

<< Home