Sunday, December 25, 2005

The Monument of the Teardrop!

THE MONUMET OF THE TEARDROP!
From Tasim Aliaj, Writer

A monument from the teardrops! An ocean from the teardrops! As much as a paradox this metaphor may be, it is coming from a woman far away, yet so close. We have in our hands a collection of verses written full of spontaneity and feelings capturing a human message. That way the ocean and the monument of the teardrops begin to fade from its metaphoric form and start to outline a reality.

Kozeta Zylo’s verses confirm an ancient truth: this land and its people have never missed the tears. They are tears of exile, tears of longing, tears of sadness, tears of happiness, tears for the martyrs, for the victims, for the injustices, for leaving the family and the motherland, for the Christian message, for the sun in the motherland that she does not feel, for the parent that departs this life with no child near, for a stone in Mezhgoran, for the rocks in Trebeshina, for a childhood flower, for a hidden tree... If you were to gather all these tears, suggests the poet, an ocean bigger than the earth would be formed. Nonetheless, the surprise of Kozeta’s metaphor is directed elsewhere; there is no release, no drowning from this ocean, or sadness, or glumness. Quite the opposite, The Monument of the Teardrop carved by the verses’ chisels is above all, hopeful. The personification of life’s survival, of the challenge to pain and loss, of love to everything must be embraced and of the strike must be thrown away.

The obvious social and patriotic dimension of this collection gives her poems an investigator attributes. Along the same line, her verses are soft and daring to the years to the past and to the future; to the people’s fates and those of places making Kozeta’s poems more tangible and more profound.

The country, the individual, the society are the offspring’s and the garden where this poetry is planted. While mostly written in the United States of America, where the poet resides and works, the verses’ sounds and flavor are entirely those of Albania.

The touching humanism, the goodness poured in verses full of spontaneity and sentiment, the disagreement with the bad and the appalling, being those in the life of the individual, the country or the nation, are the foundation of this poetry.

These verses testify once more the truth, that the art of poetry is that of a heart’s flame and a mystery to the soul.

The poet’s voice is left as a shivering echo to remind ourselves to love one another, to learn how to love and what to love. Simultaneously, we are not to forget the foundation stone for the country’s creation, which survived and survives from love and bloodshed, hard work, longing and the sacrifices. He, who these forgets only, denies himself. This is one of the most direct messages that Kozeta Zylo brings through her art, a message that inspires, pains, longs, saddens, while in the mean time it gives her strength and courage to always be creative and take part in her land.

Once the reader finishes reading this collection of poems and learns that the poet lives for some years in the U.S.A; has immersed in an intellectual and scholarly circle; is very active and engaged in activities, the reader might ask: how is it possible that being so “comfortable” far away, she is able to feel and experience so deeply Albania?!

I would say: because she lives in the human kind’s space, in the past, in the present, in the future, because she is at the same far and close, because those that the geographical space prevents and separates, are soften by the soul’s touch.

Lastly, I would end this short reflection with a saying from a famous Arabic American scholar: “A poet is he, who after reading his poems one is left with the feeling that his best poems are yet to be read.”

Tasim Aliaj
Tiranë, Shtator 2005

Parathenia e librit "Monumenti i Lotit" nga shkrimtari Tasim Aliaj



METAFORA E LOTIT

Një monument prej Lotëve! Një oqean prej Lotëve! Sado paradoksale të tingëllojë metafora në shikim të parë, vjen një zonjë nga larg, (Nga larg e, megjithatë, kaq afër), na vë në duar një tufë vargjesh shkruar gjithë spontanitet, ndjeshmëri e mesazhe humane dhe, oqeani apo monumenti prej lotësh, i zbeh tiparet e metaforës dhe merr konturet e një realiteti.
Një të vërtetë të lashtë e të re dëshmojnë vargjet e Kozeta Zylos: kësaj toke dhe njerëzve të saj kurrë nuk ju ndanë lotët, lotë mërgimi, lotë malli, lotë hidhërimi e lotë gëzimi, lotë për martirët, për vitktimat, për padrejtësitë, për atdheun e ndarë e për familjen e ndarë, për ikjet biblike, për diellin e vendlindjes që më s’e sheh, për prindin që ikën e nuk I ndodhesh pranë, për një gurë në Mezhgoran, për një shkëmb ne Trebeshinë, për një lule të fëmijërisë, për një pemë të fshehtësisë…Sikur të mbledhësh gjithë këta lotë, thotë autorja, do të krijohej oqeani më i madh i rruzullit…! E megjithatë, befasia e metaforës së Kozeta Zylos qëndron tjetër kund: nuk ka shkrehje apo mbytje nga ky oqean lotësh, as dëshpërim, as pesimizëm.
Përkundrazi “Monumenti I Lotit” gdhendur me daltën e vargjeve, është mbi gjithcka shprehës dhe personifikimi I mbijetesës, i sfidës ndaj dhimbjes e ndaj humbjes, i dashurisë së madhe për gjithçka duhet dashuruar, i goditjes e flakjes ndaj gjithçkaje duhet goditur, flakur e urryer. Dimensioni I dukshëm social e atdhetar i kësaj përmbledhjeje, nervi hulumtues, human e kurajos në spketrin e viteve që ikën e atyre që jetojmë, në fate njerëzish e fate trojesh, e bëjnë poezinë e K.Zylos të afërt, tepër të perceptueshme dhe mbresëlënëse.
Atdheu, njeriu, shoqëria, janë dhe bima edhe kopshti ku ngjizet kjo poezi. Ndonëse të shkruara kryesisht në SHBA, ku autorja jeton e punon prej vitesh, tingëllima dhe aroma e tyre janë fund e krye tinguj e aroma Shqipërie.
Humanizmi prekës, mirësia e derdhur në vargje plot spontanitet e ndjeshmëri, mospajtimi me të ligën e të keqen, qofshin këto në jetën e individit, të atdheut apo të kombit, janë shtylla qëndrore të kësaj poezie.
Mes tyre dëshmohet edhe një herç e vërteta e madhe se arti poetik është një flakërim i zemrës dhe një mister i shpirtit.
Zëri I poetes mbetet një piskamë drithëruese për të na kujtuar se duhet ta duam njëri-tjetrin dhe se duhet të mësojmë si të duhemi e c’të duam, se s’bën të harrojmë gurin e themelit e këtë tokë të shenjtë, e cila mbijetoi e mbijeton nga dashuria dhe gjaku, nga djersa, malli dhe sakrificat. Kush I harron këto, ai ka mohuar vetveten. Ky është një nga mesazhet e drejtpërdrejta që K.Zylo na e sjell perms artit te saj, mesazh që atë e frymëzon, e brengos, e mallëngjen, e dëshpëron, e ndërkohë i jep forcë e kurajo të jetë përherë krijuese dhe veprimtare e angazhuar me shqiptarizëm.
Kur ta mbaroni së lexuari këtë përmbledhje e të mësoni se autorja prej disa vitesh jeton ne SHBA, se atje është integruar në sferat universitare e përgjithësisht intelektuale, se është tepër aktive dhe e angazhuar, etj., ndofta do te pyesni: si është e mundur që me këtë status kaq “komod” që ka siguruar atje larg, ta përjetojë kaq thellë, realisht e intensivisht Shqipërinë?!
Do të thoshja: sepse ajo jeton në hapësirat njerëzore, në të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen, sepse ajo është njëkohësisht larg dhe afër, sepse asaj, atë ç’ka ja pengojnë apo ja privojnë hapçsirat gjeografike, ja zbutin e afrojnë hapësirat shpirtërore…
Dhe në mbyllje të kësaj përcjelljeje të shkurtër do të doja të përqasja thënien e një dijetari të madh arabo-amerikan: “Poet është ai që, pasi ja ke lexuar vjershat, të lind përshtypja se vargjet e tij më të mira ende nuk janë shkruar”.


Tasim Aliaj, shkrimtar
Tiranë, Shtator 2005

Artikull nga Z.Halil Rama, rreth libri tim, botuar ne disa gazeta

Monumenti i lotit
nga- Halil RAMA
TIRANE : Në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, Tirane, të mbushur plot me shkrimtarë, poetë, studjues dhe dashamirës, kohët e fundit u zhvillua përurimi I librit më të fundit të shkrimtares dhe njëherësh pedagoges së Globe Institute of Technology në Manhattan, Këze (Kozeta) Zylo “Monumenti I lotit”.
Me ngarkesën e një njeriu të ardhur që përtej oqeanit dhe për të sjellë mes bashkëkombasve të vet një tufë me vjersha, që mund të merren më shumë se të tilla, një fjollë dashurie të sinqertë të mbledhur prej vitesh brënda shpirtit, të mbajtur dhe mbrujtur me shumë kujdes dhe delikatesën e diçkaje të thyshme, poetja Zylo , derdhi në këtë takim për të gjithë të pranishmit atë që u quajt nga shumëkush, frymën e dashurisë për atdheun dhe njerëzit e saj të dashur.
Shkrimtari Tasim Alia u ndal që në simbolikën e librit të materializuar përmes titullit Monument Loti, që do ta perifrazonte në një monument dashurie të lindur prej lotit të mallit dhe lotit të dhimbshëm, me dëshirën për t’I parë gjërat e jetës në progress dhe përparim.”Janë lotë shprese të perceptuara nëpërmjet lëvizjeve, largësive halleve dhe brengave të mijra e mijra njerëzve tanë që për një jetë më të mirë gëlojnë nëpër botë, që nga Amerika e largët e deri në vendet tona fqinje.
Poezia e Zonjës Këze është ngjethëse, prekëse duke u kundruar nga këndvështrimi I një njeriu që edhe pse larg , jeton çdo minutë më atdheun praën, me njerëzit e saj. Brengat e mallit, hallet e mbetura përtej largësisë së një oqeani, vijnë dhe shtresohen në dëshirat dhe aspiratat e mëdha të saj për një njeri të dashur dhe të lumtur në kthinën e vet të atdheut. Ajo e gjen këtë pjesëzë të munguar tek njerzit me të cilët jeton, tek studentët shqiptarë në Amerikë, tek Kosovarët e emigruar pës genocidit të dhimbshëm ndër vite.” Ndërsa Pedgogu i Universitetit të Tiranës, dhe njëherësh poeti Sadik Bejko theksoi midis të tjerave se “ Merret vesh që ky libër që kemi sot në duar është libri I një mësueseje, pasi ka brënda dashurinë e një edukatoreje për brezin e ri, por njëherësh ka dhe shqetësimin e saj për jetën e rinisë. Ajo mbart me vete edhe shqetësimin e nënës, edhe atë të gruas, dhe përmbledhas mund të them se janë këto shqetësimet e një patrioteje të denjë për vendin.” Deputetja e Kuvendit të Kosovës, zonja Teuta Hadri, që mori fjalën në këtë takim, tha se ndjehej mirë dhe ngrotë duke gjetur vetën brënda poezive të librit të Kozetës, që për Kosovën dhe luftën e pavarsisë së saj iu kushtonte dhjetra motive dhe poezi të sajat. Libri I Këze Zylos vjen në këtë fund viti si një buqetë lulesh për lexuesin tonë. Ai është një larmi temash dhe motivesh që nga vjershat të mbrujtura me dashurinë për vendlindjen, Mezhgoranin, për njeriun e thjeshtë të punës, për emigrantin dhe deri tek poezi të një karakteri meditative filozofik, për jetën dhe vdekjen, për të mirën dhe të keqen, për triumfin e dashurisë mbi urejtjen etj.
Në këtë takim folen edhe përkthyesi Leonard Mero, tregimtari Andon Andoni si dhe miq dhe të afërm të autores.
Në fjalën e vet botuesi I librit, njëherësh drejtori i shtëpisë botuese Albin, zoti Spiro Dede, vuri theksin në “mbarësinë” botimit të librit, perkujdesjen dhe angazhimin e dhjetra e dhjetra miqve të autores, “që dukej se kishte brënda tij një fat të mirë, ishte një libër I mbarë dhe sigurisht kjo rridhte prej vetë dashurisë dhe dhimbjes së Kozetës për të shprehur përmes tij tërë dashurinë dhe ndjenjën e ngrohtë për njerëzit e saj të një gjaku, për Shqipërinë e dashur.”
Të pranishmit kaluan caste emocionuese në një koktej të organizuar me këtë rast, ku dhe përcillnin autoren e librit për në atdheun e saj të dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe jeton prej mëse dhjetë vjetësh së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat. E rrethuar nga miq dhe bashkëkombas të shumtë dhe dashuria e munguar për atdheun.
Kush është Këze (Kozeta) Zylo
Ka lindur në tepelenë më 12 Mars 1957.
Pas diplomimit në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani’ në degën Gjuhë letërsi shqipe, punoi deri në 1997 si mësuese në disa shkolla të Tiranës. Si antikomformiste u përfshi në lëvizjen demokratike të viteve nëntëdhjetë dhe deri në vitin 1995 arrin të jetë Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokristiane
Në shkurtin e vitit 1997, emigron në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku integrohet në shoqërinë e atjeshme, vijon kualifikimet dhe studimet pasuniversitare dhe emërohet Këshilltare e studentëve në Bramson ORT Colleg (2000-2004)
Krahas angazhimeve si pedagoge sot në Gllobe Institute of Technollogy në Manhattan, shquhet si veprimtare e komunitetit shqiptaro-amerikan, zgjidhet anëtare e këshillit botues të librit dhe zëvendës presidente e e organizatës së gruas “Zëri Ynë” Jeton e martuar me zotin Qemal Zylo dhe dy vajzat , Valbonën dhe Klodianën.

Valbona, bija ime

VALBONA, BIJA IME

Gjethi sapo ka dale,
Si gur diamandi shndrin vesa,
Ngadale piklon deri tek rrenjet,
E etjen ma shuan pa kuptuar,
Si tek burimi i Valbones ne mal.
E une prej dore me Valbonen,
Loz me ujin pllac e plluc,
Duke puthur emrin e bijes sime,
Qe nuk eshte me udhetim imagjinar,
Por nje vizion ngjyrash i dritares time.
Une kridhesha e tera ne valet e pastra,
E shpesh i thoshja sime bije,
Emrin e bukur qe ke Valbona,
Shume prej personazheve i le ne hije.
Ky emer i magjishem ne shpirtin tim ka hyre,
Me xhigelit e si note ne pentagram tingellon,
I mbeshtjelle me vellon blu Valbone,
Dehem dhe mallengjyer shpirtin me pershkon.
Vals dua te vallezoj me ty engjelli im,
Mbi lendinen e gjelber prane Valbones,
Le t’ja kaloj dhe valsit famoz te Danubit,
Me sterkalat e ujit kristal te Tropojes.
Pasqyra e ujit si feniks shfafqet,
Kudo ne rrugen tende te shkollimit,
diplomat e tua si mozaik, arberie,
Formojne kuroren e arsimimit.
Oh, c’me shetit fantazia lumit te paster,
ku si mendafsh duken guret e vegjel,
Ato gure t’i kishja ketu ne New York,
Do shqyeja veshjen me dru, te shtepise sime,
E me emrin VALBONA do skalisja porten time.
Manhattan, NY, Qershor, 2005

Wednesday, December 21, 2005

Cikel poezish

SHIJA E DASHURISE

Buzëqeshja tënde si petalet e mëngjesit shndrit,
Sapo sheh sytë e mbushur me jetë,
Ngacmuar nga shikimet vjedhurazi përherë,
Si vezullim ndjenjash në rrahje pulsesh troket.

Puthja lozonjare si shkëndija, me xixa përhapet,
Në flakën e nxehtë të dashurisë,
Butësisht prekin mollëzat e njoma,
Parfumosur me afshin e rinisë.

Puthja e rrëmbyer shpuzohet më shumë,
Sythe lëshon në degët e trupit tim,
Kapilarët e gjakut qarkullojnë si lumë,
E etshëm thith, pa ndrojtje dashurinë.

Bashkimi I buzëve si pikturë nudo,
Jep tinguj të brendshëm nën zë,
Lëshon ofshama në akustikën brenda,
Në lumturinë e valsit, oh, c’shije të lë!

Kozeta Zylo, Staten Island, Nentor 2005

artikuj publicistike, botuar ne gazeta te ndryshme


Cfare nuk ka ndryshuar ne Shqiperine tone te dashur?


Malli i madh per Atdheun, kishte kohe qe me shprishte gjumin, e me bente shpesh here te lagja jastekun nga lotet nen vetmine paksa çmendurake te emigrimit.
Kjo kishte arsyet e veta, sepse duke ndenjur nje kohe te gjate, pa shkuar, gati 9-vjet, nga te mallkuarat dokumenta, te bente te ndiheshe shume nervoze, dhe ndoshta mund te te shkaktonte dhe ndonje semundje zemre...
Largimi nga Shqiperia, ne Shkurt te vitit 1997, ne ate vit te mbrapshte, ku mbasi mbrita ne Amerike, pas tre ditesh u mbyllen aeroportet, e bente dhe me te veshtire kthimin tone atje...
Imagjinojeni, se ne cfare presioni psiqik kemi qene, ku per cdo emigrant qe vjen, ne vend qe te ambientohet me vendin, me ligjet, etj...shikon lajmet ne kanalet televizive greke, ku vetem villnin vrer, per gjemen qe po i ndodhte Shqiperise, per zjarrrin qe po i vinin politikanet Atdheut, dhe qe “shpetimtari”e qe na doli me i “korruptuari”Fatos Nano do te shpetonte Shqiperine?! Kete e pashe si drita e diellit tani qe shkova, se sa e kishte shpetuar i djallezuari, si vete pabesia greke, ish kryeministri Fatos Nano Shqiperine bashke me qeveritaret driteshkurter memedheun tone te shumevuajtur...
Fatkeqesia me e madhe e popullit tone eshte se binden nga qeveritaret, nga te gjitha qeverite, duke trumbetuar, qe po behen ndryshime dhe keto ndryshime i krahasojne me qeverite e meparshme.
Psh. nqs do i hedhim nje veshtrim diktatures, ata gjithmone do te jepnin ndryshimet me qeverine e Zogut, ne vitin 1939...pa largpamesi, me Evropen, qe ne kemi shekuj, qe jetojme me ta, sa afer si fqinje qe ne lashtesi, dhe sa larg ne ekonomi dhe mireqenie...
Shpesh kur bisedoja me miqte e mi, te afermit, shumica ishin te kenaqur per ndryshimet qe kishin ndodhur ne Shqiperi. Kjo ka arsyet e veta, mua shpesh me thoshnin, ju nuk pate gje se c’u be ketu ne 97en famekeqe, u shkaterrua cdo gje, dhe Lana ishte mbushur me kioska, ku te gjitha ujrat e zeza notonin sheshit.
A thua se nuk kishte ujra te zeza te plasura tani?
Konkretisht, sa zbrita nga aeroporti, sigurisht qe do te paraqiteshim per te na kontrolluar dokumentat, polici qe ndodhej ne detyre, po na bente presion per momentin, duke pare pashaporten e bashkeshortit tim, loz rolin si i shqetesuar, duke thene: Ti zoteri ke ardhur dhe here tjeter, si eshte e mundur qe nuk paske asnje vule ketu?
Nderkohe une po puthja vellain tim me dore nga larg, qe vetem 3 metra na ndanin, se nuk e lejonin te “kalonte kufirin” per t’u perqafuar me motren, por kjo ne kulturen tone amerikane, nuk ka problem, se keto ligje ata i zbatojne mire, por kur vjen puna per pare i shkelin me te dyja kembet, mundet te kene per borxh, te bllokojne me ore te tera...
Te lutem i thote bashkeshorti im, ju mund ta kontrolloni ne kompjuter, “e c’kompjuter mavria”dhe ta vertetoni qe nuk kemi ardhur asnjehere se e kemi pasur te ndaluar si me azil politik qe kemi qene, dhe kjo ne baze te ligjit nuk na lejohej. Nje person publik i njohur ne popull, qe po rrinte ne radhe me ne, thote eh, une se kam care koken, kam ardhur, s’me vinin vulen dhe mbaroi puna...Keto jane me mijra raste, qe emigrantet vine ne kete forme, por ja qe ne dhe shume te tjere si ne kane dashur te jene korrekt me shtetin amerikan. I mjeri polic, donte te lepinte letren jeshile te dollarit amerikan, dhe mbaroi filmi, por te them te drejten, moralisht i ngeli kocka ne fyt, kur them moralisht, se s’kishja ndermend te ankohesha, se nuk dija ku te ankohesha, kur ai ne menyre krejt normale ne publik, te ben presion...
Une presionin e racizmit, personalisht e ndjeva qe ne Milano, kur morem avionin tjeter per ne Tirane, ku punonjesit e aeroportit atje, i futnin shqiptaret ne avion dhe i nxirrnin prape, si t’u donte qejfi, dhe qe e vonuan avionin 2 ore, pa le pastaj per kushtet e avionit brenda, krahasuar me avionin komod nga Kenedy, NY, se ne cfare kushtesh hipje?
Oh Zot, thoshja c’behet keshtu?!
Nejse, perjashta me prisnin te afermit dhe miqte e mi, ku nuk ka me dhimbje, kur ndonje mbese ose nip qe e ke lene ne pelena, dhe tani mbas 9 vjetesh te filmon me kamera, ti nuk e njeh, etj, copeza qe secili prej nesh I ka ndjere…
Toka tende eshte me e shtrenjta ne bote, sido qe te jete, me balte apo pa pluhur.
Aty u rrethuam nga lypesat, megjithese na kishin thene, qe duhet t’I ktheni ca dollare ne te holla, dhe ne vetem jepnim nga te gjitha krahet, ndoshta dhe ndonje lule bashke me te hollat…Eh, dhimbje, dhimbje…Kunates time I vinte keq kur ju jepnin, sigurisht e ndjente qe po harxhoheshim dhe ju thoshte: te dha njehere, prape erdhe?
OK, nisemi drejt Tiranes, per ne apartamentin tim, vellai me thote, moter mos u merzit se ka disa gropa, por se shpejti do te dalim ne autostrade, nuk ka problem I them, nuk I kemi harruar gropat, jam aq e lumtur qe ju shikoj, sa nuk mund te imagjinohet, sa eshe gropat per momentin me dukeshin gradacielat e Manhattanit!
Papritur del autostrada, per te qene e sinqerte nuk e dallova, sepse polici e kishte bllokuar kalimin tjeter, dhe anas autostrades, ne vend te gjelberimit shikoje, lope, gomare, dhe anash meje ishte nje grua qe terhiqte gomarin prej kapistre, dhe burri ishte lart ne samar duke folur me cellular ne dore! Hajde, hajde thashe sepse m’u kujtua kali gerdalle I Rastinjakut…
Mbesa, e shkathet me thote qe kesaj halla, nuk I thone autostrade, por superstrade.
Sapo hyn ne Tirane, sheh pallatet ngjyra-ngjyra, per te mbuluar, vjetersirat e arrixhinjve qe pushtuan qytetin e nxenesve, dhe qe ne kohen e permbysjes se komunizmit, shisnin rrobat e marra nga jashte, “rroba te jashtme pra, gaxhie!” thoshnin kur I shisnin tek populli. Nga te gjitha ngjyrat me beri pershtypje, pallati I pikturuar nga shigjetat si kembet e pules, dukej sikur te tregonte drejtimin ku do te shkoje per momentin.
Se te dashur lexues, duke qene te mesuar me shigjeta ketu, mendon per nje cast, se po te jep drejtimin per ne presidence, ose ne “Komitetin Qendror”.
Ecim dhe me ne fund arrijme perpara pallatit tim, qe nuk mungojne komshinjte duke na pershendetur, ndoshta dhe lot mallengjimi derdhnin, por babai shume i preokupuar, se perpara hyrjes kishin plasur ujerat e zeza, dhe nuk ndihej mire, se si do te futeshim brenda ne hyrje, shqetesohet per te krijuar pak “komoditet”.
Burri me thote, kaloje me kujdes trarin e ekuilibrit, se ke bere stervitje ushtarake cdo vit. Ne fakt e kaluam, pa na rene kemba e majte, ne ujrat e ndotura, mua nderkohe me kujtohej, “Gjenerali i Ushtrise se Vdekur”, kjo grope e zeze, e zeze pis...
Befasohem, nga pastertia brenda, dhe kjo jo vetem ne shtepine time, por ne te gjitha shtepite shqiptare, ku magjepseshe me lluksin, me pastertine, me mikpritjen dhe gjithcka brenda qe servirnin amvisat e mrekullueshme shqiptare.
Brenda, pothuajse te gjitha shtepite kishin ndryshuar, por jashte kishte shume, shume pune per te bere.
Mbipopullimi i Tiranes, ja humbiste qyteterimin evropian, per mos te thene civiilizimin e dikurshem. Nuk e mohoj qe kishte ndertesa madheshtore, kulla te bukura, por keto ishin pa sistem. Krahas ndertesave 23 kateshe, ndodhej ndertesa nje kateshe, qe ndodhej shume prane, midis gjysme te bukures dhe plotesisht te shemtuares.
Kjo e bente te lodhshme syrin tim, mbipopullimi, urbanistika, mossistemimi, balta, qe ngeleshe me lecke ne dore per t’i lare kepucet, i miri nipi im c’hiqte!
Fakt eshte qe Tirana eshte ne ndertim, dhe perderisa njerezit e pranojne ndryshimin, ka ndryshime, por mendoj qe Atdheu im nuk eshte nga Korpesi kryesor i kryeqytetit deri tek Skenderbeu, por Atdheu eshte dhe ne Mezhgoranin tim, ne Tepelene, qe akoma nuk funksionojne shkollat, dhe ne Valbone, ne Tropoje, ku une me krenari i kam vene vajzes se pare emrin Valbona, qe mungojne gjerat me minimale per popullin e thjeshte.
Pjese e Atdheut jane dhe prinderit tane, te ndershem, qe nuk mund te jetojne me ato pensione, nqs nuk ju dergojme ne emigrantet qe kendej.
Pjese e Atdheut eshte dhe pjesa me aktive, rinia, qe ngelen kafeneve tere diten, me nga nje kafe 20 lekeshe, dhe diskutojne se ku do ta kalojne diten tjeter, pa punuar, por jetojne ne kurrizin e prinderve, qe shumica rropaten tere diten.
Pjesa e Atdheut tim, jane koleget e mi te nderuar, arsimtaret, qe i paguajne me nje rroge qesharake, dhe qe detyrohen, shume prej tyre te bejne pune te rendomta per te mbajtur familjet e tyre.
Shkova tek gjimnazi “Cajupi”, ku une kishja kaluar nje pjese te jetes sime, dhe them qe ngela mjaft e kenaqur, me rinovimin qe i kishin bere nderteses dhe klasave, laboratorike.
Emocion me jepte, qe kur hyja ne klase nxenesit me coheshin ne kembe, tradite e bukur kjo jona, kete nuk e kishin ndryshuar, qe duke krahasuar me shkollat ketu, qe studentet nuk te cohen ne kembe, sigurisht qe me linte nje shije te mire.
Ne Shqiperi, ne Tirane ku une ndenja pothuajse gjithe kohen, kur te conin ne lokale, te bente pershtypje, qe kur vinte kamarjeri, te afronte vetem pije te huaja, italiane, franceze, angleze...Te lutem, i thoshnim, na jepni vere shiptare!
Nga keto lokale, shkuam se per fat te mire, koha qe shume lluksoze, me diell, doja te merrnim, akullore, pasi shkojme tek lokalet “lluksoze” kamarjeri perseri na thote qe kemi akullore “Greta Garbo”, te lutem I them na servirni akullore, “Margarita Xhepa”etj, se na ka ardhur ne maje te hundes me servirje te huaja, e kam shume per zemer Greta Garbon, por dua me shume aktoret shqiptare. Diku tjeter pashe Bar “Muhamad Ali”, qe rrofshin shqiptaret thashe, se ketu ne Amerike, nuk kam pare ndonje bar te tille, besoj se ju qe e lexoni do me ndihmoni.
C’ka me beri me shume pershtypje, dhe kjo si duket per shkak te profesionit, shume fjale shqipe po zevendesoheshin me fjale te huaja. Ne Tirane, nuk thuhej me mirupafshim, por Cao, sa shpesh here behej qesharake, te pakten, per ne. Psh, degjova nga nje grua gati 75 vjecare, e cila po telefononte taxine per ta marre, dhe ne fund e pershendeti me fjalen Çau, Çau, ne vend te Çao! Eh thashe u terbuan plakat, duan te flasin “TALIANÇE” ne kete moshe!
Nga dielli i bukur, te dilte nevoja e syzeve, une i kishja harruar syzet ne shtepi, dhe u detyrova qe te blija, syzet i mora $5 dollareshe dhe keto i bleva apostafat ne syrin e nje grupi shoqesh te mia. Duke pire kafen tek Tajvani, ku mblidhte me qindra njerez te papune, dhe duke pasur parasysh, natyren e gruas shqiptare qe ka qejf te thote se sa te shtrenjta i blen gjerat, firmatot etj, me thote njera nga koleget, qe une i kam syzet $180.
Te te them te drejten, i them nuk kam ndermend te blej syze kaq te shtrenjta, po shume bukur qe juve ja dilni, me rrogen mujore $180? Oh ne po s’i veshem firmato, nuk dalim ne Tirane.
Sigurisht, ky ishte nje %5 e popullsise qe fliste me kete gjuhe, psh, na u lut nje bizneswoman, qe te shkonim ne shtepine e saj, vertete ishte shume lluksoze shtepia, por te vinte pak neveri, kur me nje megallomani, te thoshte, do te me falni se nuk me ka ardhur pastruesja sot, dhe nuk ma gjetet shtepine ne rregull, (shtepia ishte xixe)!
Kjo nuk ka asnje problem, por kur mendon, se cfare kategorie e kane marre parane ne dore, sigurisht qe nuk ndihesh mire, se lumturise tende i mungon dicka, lumturia e vellait tend, lumturia e shumices.
Nje dite vendosa qe te degjoja lajmet dhe si kurreshtare qe jam, dhe e profesionit te te folures, thashe qe nuk do te dale ne darke, do te merrem me lajmet.
Papritur tek top Chanal, me del Edi Rama, qe sapo ishte zgjedhur Kryetar Partie.
Kam ngelur e befasuar nga menyra e diskutimit te tij, e pompozitetit.
Lajmet ne darke jepeshin, vetem presidiume, dhe populli perballe i ulur. Edi fliste, me gishtin e gjate tregues perpara, duke trumbetuar, se tani nuk do te keni me frike, do te thoni vetem te verteten tek kryetari juaj...
C’behet keshtu thashe, akoma socialistet kane frike, nuk u ka dale frika, kane 15 vjet ne lirine e fjales etj.? Kryesia e lumtur pohonte me koke kryetarin e sapozgjedhur, se do t’i thote vetem te verteten Edi Rames?!
Ah, mjere populli, mendova, se eshte fakt, qe kurrizi i tij e vuan, papunesine, korrupsionin, dritat, dhe qe s’paska ndonje ndryshim te dukshem, por qe mundoheshin te te bindnin, nga mengjesi ne darke, se sa shume ka ndryshuar Shqiperia, dhe nderkohe lajmet e jepnin me te madhe, qe Shqiperia hynte vendi i pare ne korrupsion, midis shteteve te Evropes.
E hajde ta kuptosh ndryshimin, me vendin me te korruptuar ne Evrope?
Keze (Kozeta) Zylo, New York





Kozeta dhe Lypsari

KOZETA DHE LYPSARI

Ne autobus prane meje,
U ul nje lypsar,
Nga aroma e ndjeva,
Nga zhapat e lëkurës se tharë.

Kunterbimi I eres po me terbonte,
U ngrita paksa te nderroja vendin,
Por ne moment ndryshova mendimin,
Dhe me te fillova bisedimin.

Doja t’I beja moral per ndryshim,
Por shpejt me pyet si e ke emrin?
KOZETA, I them me nxitim,
Furishem pergjigjet, ne gjysme çmendine.

Te lutem I them, mos m’u afro prane,
Do te jap une buke dhe dollar,
Jo.o.o.o.! Nuk dua $, veç ndjeje emrin tend,
Simboli I mjerimit per cdo lypsar!

E ngrire qendroj prane syve blu,
Nje drite më rrezelliti mendimi I tij,
E pyes, pse je katandisur keshtu?
Me thote: I mbetur jetim qysh ne femijeri.

Shkollen e mbarova, por I pafat,
Ne depresion rashe nga burgu I jetes,
Kozeten e Hygoit e kam pare disa here,
Melhem per mua dhe per çdo te mjere.

E ftova per dreke ne shtepi,
I urituri hante dhe s’kishe te ngopur,
E vesha me rroba, nga koka tek maje e thoit,
Qe te mos vuante më, si Kozeta e Hygoit!
Brooklyn, Gusht 2002

Koment rreth librit "Monumenti i Lotit" nga shkrimtari Agim Bacelli

Urime të sinqerta Zonjës Kozeta Zylo për librin me poezi "Monumenti i Lotit"

Agim Bacelli

Dua të them pak fjalë rreth librit me poezi të Kozetës, pa pretenduarë të bëj një kritikë të mirëfilltë letrare. Qëllimi im është që të bëj një prezantim sa më të shkurtër të librit dhe të poetes, për të patur mundësinë e njohjes në vija të përgjithëshme, edhe ata që nuk do të kenë mundësinë t'ju bjerë ky libër i bukur në dorë.

Ka dy lloj njerzish në botë; një lloj janë ata që i nënshtrohen fatit dhe lloji tjetër është ai që e nënshtron fatin dhe e bën atë ta ndjekë nga pas.

Një nga këta tipat e dytë, është poetja Kozeta Zylo. Ajo lindi në Tepelenën e Aliut por synoi Tiranën, qëndrën më të madhe kulturore në Shqipëri, dhe Tirana ishte pak për këtë intelektuale që synonte të "pushtonte" botën, por në atë kohë, Shqipëria ishte e rrethuarë me tela me gjëmba që e ndanin nga e gjithë ajo botë që synonte Kozeta.
Në Tiranë ajo jetoi dhe edukoi brezat e rinj me kulturën dhe shpirtin e saj poetik. Sapo muret me tela u shëmbën, atë e gjejmë të ngjitë shkallët e Kryeqytetit të Botës, New York-ut. Jam i bindur, nëse ajo do të qe lindur në kohën e Perandorisë Romake, ajo do të bëhej qytetare e dalluarë e Romës por pa braktisur kurrë Shqipërinë. Këtë e them me bindje të plotë duke parë tërë aktivitetin e saj patriotik këtu në New York dhe ja tani së fundi duke lexuarë librin e saj "Monumenti i Lotit" i cili më solli tërë Shqipërinë këtu në mërgim.

Kjo është Zonja Kozeta (Këze) Zylo
Poetja shqiptare që koha e bëri të gëdhendë, bashkë me 'skulptorin', "Monumentin e Lotit" atje ku ishin ngritur "Monumentet e Vuojtjeve Shqiptare."

Kozetën e kam njohur që në fillimet e saj në Brooklyn, diku afër "Three Guys From Brooklyn" të cilën ma ka prezantuarë mikja dhe komshija ime e parë në New York; tiransja e pasionuarë pas muzikës, Teuta Grezda e cila nuk jeton më. Teuta që nga ajo ditë, do të më fliste shpesh për Kozetën me një dashuri dhe pasion të veçantë por që shpesh, si e majtë që ishte, do të më thoshte me keqardhje, "gjynah që Kozeta është ekstremiste e djathë!"

Më pas për Kozetën do të më fliste me shumë simpati miku im amerikan John Davis, pastor në Kishën Evangjeliste, "First Evangelical Church" 6501 6th Avenue, Brooklyn, NY 11220. Sot, atje është pastor miku i Kozetës, Mark Rawnsley i cili e quan Kozetën "Grua të Zonjë."

E përmënda këtë kishë pasi kjo kishë që nga viti 1995 e deri më sot ka qënë si një kishë shqiptare ku jemi mbledhur deri mbi 50 familje. Në vitin 1996 John Davis ngriti për herë të parë edhe flamurin shqiptar mes gjashte flamujve të kombeve të tjerë në ballinën e kishës. Atje janë bërë cermonia mortore e Anita Bitrit dhe një përkujtimore në kujtim të Teuta Grezdës dhe shumë mbrëmje festive shqiptare. Në këtë kishë aktivistja kryesore shqiptare ka qënë përherë Zonja Kozeta Zylo dhe bashkëshorti i saj.

Libri me poezi "Monumenti i Lotit"

Para pak ditësh Kozeta më dërgoi librin e saj të parë e të bukur me poezi, "Monumenti i Lotit." Një libër tepër simpatik dhe tërheqës që sapo e shikon nga kapakët. Në Kopertinën e parë me nuanca ngjyrash që i përshtaten shumë titullit ku mbizotëron grija, vjollca, e verdha dhe e kuqja, ravijëzohen dy sy të trishtueshëm por shumë krenarë. Mbi dy sytë është vënë emëri i poetes me gërma të vogëla në ngjyrë të bardhë dhe poshtë, në qëndër, titulli me gërma të mëdha në gjyrë të verdhë limoni, rrethuarë me nga një vijë të hollë portokalli e poshtë tij është shkruarë poezi në ngjyrë të bardhë, në fund të kopertinës është vënë emëri i shtëpisë botuese "albin" në ngjyrë të kuqe në një sfond të vogël të verdhë. Në sfondin e kopertinës duket një monument ngjyrë gri dhe në të janë shkruarë emëra dhe data si në ç'do munument por që janë marrë nga titujt e poezive të Kozetës. Përfundi janë vendosur në rjesht disa karafila dhe dy duar të cilat janë duke e vendosur lulet.
Në kopetrinën e pasme që ka kombinimin e dy ngjyrave, blu dhe lejla, në krye majtas, është fotografia e autores në një pozë që më shumë të jep përshtypjen e një Stari Hollivudian. Në krah të djathtë të fotos dhe poshtë saj është vendosur një biografi e shkurtër e Zonjës Kozeta Zylos.
Libri ka lidhje shumë të mirë gjë të cilën e zotëron vetëm shtypshkronja "Dita 2000" me të cilën bashkëpunon "Albin" pasi ajo shtypshkronjë ka patur një personel të shkëlqyerë të cilët ishin ata puntorë që dikur përgatisnin librat e diktatorit shqiptar.
Arti grafik është bërë nga mjeshtërja Suela Kolpepaj. Libri ka 166 faqe me formatin 13.5 x 20.5 cm Ky libër gjendet në bibliotekën Kombëtare me këtë numur regjistrues katalogu ISBN 99927-51-93-2 dhe me nr.indeksi 821.18-1.
Libri fillon me një mirënjohje të autores drejtuarë të gjithë atyre që e kanë ndihmuarë të botojë këtë vëllim me poezi. Më pas vjen një koment i bukur për poezitë e autores nga z. Tasim Alija.
Libri ka gjashtë kapituj me poezi të ndarë bukur sipas karakterit të poezive gjë që ja shton akoma më shumë vlerat dhe në fund, në kapitullin e shtatë janë vlerësimet e miqve, shokëve dhe të afërmëve të poetes.

Dy fjalë për poezitë

Mua s'më pritej sa ta lexoja dhe për këtë e mora me vehte në punë. I lexova me një frymë brënda ditës të njëqind e dhjetë poezitë, në njëqind e pesëdhjetë e pesë faqet e saj të mbushura plot me vargje lotësh dhe gëzimesh, ashtu siç është dhe vetë jeta e autores e cila duroi për afro 9 vjet pa e parë Shqipërinë dhe të afërmit, miqtë e shokët e saj, të cilëve ju ka kushtuarë vargje plot mall e dashuri si këto të më poshtmet, të përfshira në kapitullin e parë "Ikja e Viteve." Në këtë kapitull gjejmë shumë lot për tërë ata që ikën dhe s'kthehen më pasi poetja, në pamundësi tu hedhë një dorë dhě mbi varrin e tyre, rri e vajton nga larg dhe malli me dhimbjen e mbytin në lot.
...........................................
Qiellin me pikëçuditëse e mëkova
E si lot margaritarë rrëzohen mbi mua
Është lëmimi i mallit për shoqet,
Për ato mësuese që aq shumë i dua.
.................................................

Ndonjëherë koha ikën bosh
Me mendime që tirren kot së koti
Sa pa vlerë të duket vetj
Si ca sende prej qëmoti.(Në emigracion. A.B.)
............................................................

Në kapitullin e dytë që "Titullohet "Polena e Jetës" janë përfshirë poezitë e dashurisë, ndjenjës më të lartë që mban botën në këmbë.
................................................
Puthjet e ëmbëla janë si flutura
Që fluturojnë magjishëm në hapsirën e zemrës
Ndezin gjakun, shtojnë ritmin e jetës
Dhe etshëm thithin burimin e vesës.
................................................

Në kapitullin e tretë "Shqipërinë e kam për jetë" poetja i këndon Shqipërisë, mollës së Migjenit,bujarisë, flamurit,dëshmorëve, Çamërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, etje.
Ndalet pak më shumë me vargje plot lot e mall tek vëndlindja, Tepelena dhe tek njerzit e saj në Shqipëri që gjenden në kapitullin e katërt. Në të pestin i këndon qytetit ku ajo aktualisht jeton dhe punon për të cilin derdh gjithashtu lot pasi dhe New York City u godit rëndë nga terroritët e pa shpirt.
Në kapitullin e gjashtë mbizotëron personifikimi tradicional i autores duke i vënë titullin "Bishti i Qenit" dhe ku thumbon e ironizon ato fenomene negative në shoqërinë e sotme shqiptare por, njëkohësisht edhe ngre lart vlerat e njerëzve të mirë.
Në fund në kaptullin e VII gjenden "Mesazhet Përshëndetëse" të cuilat tregojnë jo vetëm vlerësimin që i bëhet poezisë së Kozetës por edhe dashuria e tyre për autoren simpatike.

Poezitë janë të bukura por për mua, më të bukurat prej tyre janë; "Shqipërinë e kam për jetë," "Loti dhe qeshja", "I vdekur shpirtërisht", " E ftohtë akull", "Adriatiku dhe Atllantiku" dhe më e bukura e të gjithave është "Dëbora e parë në shtëpinë time."

Larmija e madhe e tematikave, në poezitë e këtij libri, i bën ato edhe më simpatike, pamvarsisht nga "lotët" e shumtë që lagin tridhjetë e një vargje, :-) ato nuk janë të gjitha melankolike pasi, nëpër vargje, jo vetëm qahet por edhe gëzohet me tërë forcën e dashurisë njerzore. Metafora e lotit është më e gjetura dhe atë, asnjë lloj tjetër metafore s'mund ta zvëndësonte dot.
Ndryshe nga poezitë e para që pata lexuarë para 6-7 vjetësh, poetja i është larguarë pak personifikimit poetik të cilin këtë radhë e gjejmë kryesisht ne kapitullin e VI, siç e thashë më lart, ku janë poezitë satiro-alegorike dhe tek tuk te ndonjë tjetër në brëndi të librit. Kryesisht poezitë e këtij libri janë të mbushura plot e përplot me simbole të gjetura bukur dhe që shpesh na japin alegori të këndëshme. Po ashtu poetja ka përdorur me shumë vënd krahasimin ku figurat letrare i vë me mjeshtri përballë njëra tjetrës si tek poezia "Pengu im Kosova" etje. Nuk mungojnë as hiperbolat e këndëshme si tek "Monumenti i Lotit" që është tamam një monument lotësh.
...........................
Sa lot është derdhur
Për ty nënokja ime Shqipëri!
Nëqoftëse do të kishim mundësi për ti mbledhur
Me siguri do të krijohej një oqean i ri...
...................................................

Sigurisht që unë kam edhe ndonjë kritikë të vogël për ndonjë nxitim apo harresë që gjithësesi nuk ja prish bukurinë librit, si psh vargu "Të tërhqnin Akil shqiptarin zvarrë," kjo figurë, mendoj unë është e pagjetur pasi Akiln askush nuk e ka tërhequr zvarrë, gjithashtu ai nuk është ndonjë figurë pozitive që të bëhet një krahasim i tillë;

.........................
KGB-ja kishte shtrirë kthetrat
Edhe tek ndonjë shqiptare e rrallë,
Dot s'duronim oktapodin,
Të tërhiqnin Akil shqiptarin zvarrë.

Ose tek dy tre poezi si tek, "U sëmura" dhe "Sytë e mëngjezit," në të cilat ngatërrohen vetët. Ato fillohen në një vetë dhe përfundojnë në një tjetër vetë pa qënë e nevojshme, duke sjellë pak konfuzion!

Sidoqofte nga dy tre të meta të papërfillëshme, poezitë janë origjinale, të ëmbëla dhe të venë në mendime duke u shkrirë me shpirtin e lexuesit të kulturuarë të cilën ka pretenduarë të arrije dhe vet autorja tek "Misioni i vargut tim";

...............................
Do ti gris vargjet e mija
E pastaj do t'i përtyp, ngadalë
Nëse ato nuk janë bërë shpirti juajë
Të dala nga zemëra ime, plot lot e mall.
....................................................

Të falenderoj për këtë dhuratë të bukur e dashur Kozeta. Paç përherë suksese edhe më të mëdha dhe të pafsha përherë në Shqipërinë tonë të dashur!

FUND

Monumenti i Lotit

Monumenti i Lotit

Sa lot eshte derdhur,
Per ty nenokja ime Shqiperi!
Neqoftese do te kishim mundesi per t’I mbledhur
Me siguri do te krijohej nje oqean i tere,
Ndoshta oqeani me i madh kohor,
Ne gjithe rruzullin tokesor.
Eshte lot i brezave, qe pushtuesit pane me sy,
Eshte lot I vashave, per te dashurit,
Qe u arratisen nga aty,
Eshte lot i pleqve,
Per femijet qe i lane ne vetmi,
Eshte lot i bijes,
Qe s’u ndodh prane ne vdekjen e nenes,
Eshte lot i femijes,
Qe rritet pa pare baba me sy.
Jane varret e prinderve,
Qe u mbuluan pa nje grusht dhe te burrit,
Eshte lot im qe çan palcen e gurit.
E si kale I hazdisur, vrapoj neper shekuj,
Per te qemtuar brengat te qendisur ne shpirtra,
Qe pena ime bashke me skulptorin,
Te ngrene madherishem, monumentin e lotit.

Washington, Shkurt 2001

Heu, Kosove!

HEU, KOSOVE!
Marre nga libri “Monumenti i Lotit”
Botuar ne gazeten “Pena Shqiptare” USA

Ma blove shpirtin, nen mokrrat e Evropes,
Kur copetohej trupi si me hanxhare,
Therrte gjoksi, nga rrjedha e plages,
Ku vendosej fati nga kasape te marre.

Me lere te endem e lire,
E te vije aty, ne token time,
Dhe pastaj te perulem ne gjunje,
Pa ushtare me tyta, rreth zemres sime.

Qe syte e mi, mos te hedhin lot,
Si shelgje lotues per te renet,
Por loti im le te kthehet ne kokrriza,
Ku te godas si bresher, ata qe skermitin dhembet.

Dua te thyej hekurat qe te rrethojne,
E te futem ne shpirtin tend gjigand,
Le te mbushem andej me frymen tende,
E te ringjall fizikisht heronjte,qe per ty jeten dhane.

Heu Kosove!
Me dramen tende ne shpine,
Ecje, luftoje dhe asgje s’te ndalte,
U desh fundi i nje shekulli,
Qe lufta tende, shkeputjen nga Serbia te shpallte.

Pavaresia tende e afert,
Nuk eshte me imazh hyjnor,
Ne te jane murrosur shpirtrat,
Qe premtimi i dhene te jete burreror.

E nese ju gjykates boterore,
Rivrisni shpirtrat e murosur,
Trupat e shenjta te tyre,
Do ta kthejne ne legjende, lirine e burgosur.


Keze (Kozeta) Zylo
Manhattan, Prill,2005

Mesuesve te gjimnazit "Cajupi" dhe "1Qershori"

MESUESVE TE GJIMNAZIT “CAJUPI”
DHE “1 QERSHORI”

Qiellin me pikeçuditese e mekova,
E si lot margaritar rrezohen mbi mua,
Eshte lemimi i mallit per shoqet,
Per ato mesuese, qe sa shume i dua.

Sa here diskutonim bashke, ne shkolle a kudo qe ishim,
E butesine e fjaleve mbi supe i kam,
Varur si menge, simbol dashurie,
Ngjizur ne shpirt, mjalte mencurie.

Edhe pse vitet, Ajzberg po behen,
Une s’pyes, mallin jua var juve ne mengen tjeter,
Se dashuria jone ka qene e perbashket,
Nje Titanik, i pambytur, histori e vjeter.

Kujtimet si nektar i mbledh nje nga nje,
Shperndare ne fotografi, e ne ditare mesuesi,
Dhembshurine e madhe qe kam per ju,
I tjerr me kujdes, me dhimbjen e nje shkruesi.

Manhattan, 1 Qershor, 2000

Polena e puthjes

Polena e puthjes

Puthjet e embla jane si flutura,
Qe fluturojne magjishem, ne hapesiren e zemres,
Ndezin gjakun, shtojne ritmin e jetes,
E etshem thithin burimin e veses.

Jam ngjizur e tera, brenda teje
Dy zemrat rrahin si nje e vetme,
Nuk lekunden nga stentet, muzgjet,
Levizja kryhet si deshire e perjetshme.

Ne prush le te digjet puthja, qershi,
Ne llaven e zjarrte te dashurise,
Une nuk do te jetoja dot pa te,
Do te ishja si kali gerdalle, ngordhur qe i ri.

Kjo ndodh ne syte e dashuruar,
Kur ti flocka puthjesh me lë ne buze,
E une ashtu e marrosur,
E vjedh floçken dhe e stampos ne gushe.

Tani si nje engjell me vjen puthja,
Kur shpirtrat bashkohen ne nje,
Shigjeta e shikimeve eshte tretur e tëra,
Dashuria perhapet si polenë ne të.

Keze (Kozeta) Zylo Manhattan

Historia e kafshuar

HISTORIA E KAFSHUAR

Atdheu im,
Pse mundohen "Ata"
T'i varrosin mekatet,
Gjerat e kobshme katran,
Mjere shamizezat nena,
Qe mbi mollezat e fishkura,
Kalon currili i lotit,
Per djemte e tyre qe vane.
A do te gjendet nje dite,
E verteta e brishte e historise,
Qe gjeneratat mos te konfuzohen,
Dhe une mos te behem xhind,
Qe me thonje shtrigash,
Zhgarravinat e historise t'i gris!
Ndoshta do te duhet pune,
Qe dheun mos ta germoje Kau i Zi,
E qe studentet e mi,
Mos te shkojne me hamall neper Evrope.
Por me forcen e Atdheut,
Dhe krenarine e te pareve,
Te ndalojme vrasesit gjakftohte,
Qe Shqiperia mos te jete me,
E kafshuar si ne vitet 1912-te,
Por e bashkuar me te gjitha trevat,
Me Kosoven legjendare dhe Camerine e masakruar.
E ne zemrat tona prush, e verteta te dihet,
Jo me refren i kobshem,
Clirimi eshte ne 28?!
Clirimi eshte ne 29?!
Por per pikat kyce te historise,
Le te veshim gunen e bashkimit,
Dhe ne mos te vuajme me
Nga kafshuesit HistoSTRUCE te cvirgjerimit!
Manhattan, Prill, 2005

Klodiana engjelli im

KLODIANA, ENGJELLI IM

Vitet shpejt kalojne engjelli im,
E ti perhere me dukesh e vogel,
Une loz e qesh me ty si nje femije,
Me kurore lule delesh, mbledhur ne nje koder.

Ne cdo hap te kam ndjekur,
Si cdo nene bijte e vet,
Shperblimin me vell medafshi,
Ma ke dhene ne cdo moment.

Mes yjesh te shndritshem ne qiell,
Emrin KLODIANA, si meteor rrezova,
Pagezuar nga babi yt, emer i tokes nene,
Me arome Ilirie, ne gjoks e shtrengova.

Puthe, puthe dhe kllapoje te teren,
Vargun e nenes sa here ta lexosh,
Si nje qerpik te lagur shpesh do ta kesh,
Ne kaltersine e vegjelise, kur te enderrosh.

Kupen e endrrave, duket ma ke mbushur,
E si pikture Rembrandti I var ne mur,
Pershendetem ne mengjes, e sapongritur,
Duke me dhene vezullim, hijeshi e nur.

Vazhdo te arten rruge, pa u ndalur,
Duke kundruar kudo Arberine,
Skalite emrin tend si mozaik te bukur,
Ne librin e dijes, KLODIANA engjelli im!
Manhattan, Qershor, 2005

Valbona, bija ime

VALBONA BIJA IME

Gjethi sapo ka dale,
Si gur diamandi shndrin vesa,
Ngadale piklon deri tek rrenjet,
E etjen ma shuan pa kuptuar,
Si tek burimi i Valbones ne mal.
E une prej dore me Valbonen,
Loz me ujin pllac e plluc,
Duke puthur emrin e bijes sime,
Qe nuk eshte me udhetim imagjinar,
Por nje vizion ngjyrash i dritares time.
Une kridhesha e tera ne valet e pastra,
E shpesh i thoshja sime bije,
Emrin e bukur qe ke Valbona,
Shume prej personazheve i le ne hije.
Ky emer i magjishem ne shpirtin tim ka hyre,
Me xhigelit e si note ne pentagram tingellon,
I mbeshtjelle me vellon blu Valbone,
Dehem dhe mallengjyer shpirtin me pershkon.
Vals dua te vallezoj me ty engjelli im,
Mbi lendinen e gjelber prane Valbones,
Le t’ja kaloj dhe valsit famoz te Danubit,
Me sterkalat e ujit kristal te Tropojes.
Pasqyra e ujit si feniks shfafqet,
Kudo ne rrugen tende te shkollimit,
diplomat e tua si mozaik, arberie,
Formojne kuroren e arsimimit.
Oh, c’me shetit fantazia lumit te paster,
ku si mendafsh duken guret e vegjel,
Ato gure t’i kishja ketu ne New York,
Do shqyeja veshjen me dru, te shtepise sime,
E me emrin VALBONA do skalisja porten time.
Manhattan, NY, Qershor, 2005

Cuditem me veten time

ÇUDITEM ME VETEN!

Cuditem me veten qe nuk ndryshova,
Edhe pse mbi prush eca zbathur,
Mendimet shpesh me zjarr i komentova,
Nen qiellin mavi, me kreshta zbardhur.

Prushi me digjte dhe me piqte kembet,
Une ecje me pika gjaku mbi toke,
Balta e zhuritur ma mbyllte plagen,
Dhe rrathet e Dantes formonte mbi koke.

Zoti do te gjykoje se ku do te me coje,
Shpirtin qe s’me ndryshoi, kurre ndonjehere,
Do te zgjedhi Parajsen apo Ferrin e Dantes,
Apo do te me lere ne sherbim per te tjere?

Shpesh, disa njerez nga goja ma kane xhvatur,
Buken e gatuar nga dora ime,
Te mesuar perhere me qyle dhe hile,
Si Iagot e Shekspirit, qe plagosin zemren time.

Cudi kur shoh disa te tjere,
Me vraga dhe brenga duke biseduar,
Pozojne sipas rastit, eshke pa ndjere,
Krenare per veten qe s’kam ndryshuar.

Staten Island, 5 Shtator, 2005

Nje puhize e lehte ne shpirtin tim

Nje puhizë e lehtë në shpirtin tim

Kur pranvera vjen me cicërrima,
Une e tëra, bëhem si zog,
Si nuse e bukur, ndjehem papritur,
Kur mbi mëndafshin tim ndjej puthjen e ngrohtë.

Një gjethe shumëngjyrëshe papritur preku,
Gjoksin tim te zjarrtë, përzier me puthjen,
U mrekullova magjishëm, nga butësia e saj,
Si pafundësi kënaqësie, bashkuar me lutjen.

E tërë gjithësia, sythet çeli,
E bashkë me mëndafshin tim, fëshfërin,
Hiret e mia, papritur fshehu,
Me një puhize te lehtë përkëdhel shpirtin tim.

Petale lulesh vallëzojnë brenda,
Nga ritmet e zemrës, harbuar ne dashuri,
Çrregullimi i gjakut shpërndahet në vena,
E buzët lulëkuqe, çlirojnë, puthje freski.

Maj 1999, NY

Kullat Binjake

KULLAT BINJAKE

Terrori ma kaploi shpirtin,
M’u fut ne trup, si hekur i nxehte,
Ku ne kullat digjeshin njerezit,
Nga avionet, zjarr, futur fshehte.

Nga ballkoni im cdo dite u shikoja,
Miss Bota, qendronit vite me radhe,
Ne cdo konkurs, ju kishit fituar,
Si nuse te bukura, mbi kal te bardhe.


U trondit bota, per te madhen hata,
Zinxhiri i vuajtjeve, do te ngrere kala,
Do te perhapet, terrori si nje murtaje,
Te mjeret njerez qe do t’i haje.

Tymi djegesire me shponte hundet,
Me bllokonte frymemarrjen, mushkerite,
Bashkohet me dhimbjen, per njerezit brenda,
Qe rane ne gracke ne te zezen dite.

Nga dritarja brenda, fjoll i zi futet,
Ne vend te diellit rrezearte,
Cajne lajmet, nderpritet puna,
Hedhje njerezish, varr, nga maje e larte.

U vra njeriu, LIRIA, u vra bota,
Filluan qeverite te villnin vrer,
Ec e jaket e mundimshme, te zgjidhnin, lëmshin,
Nga djallet e verdhe, qe mbollen aq tmerr.

Brooklyn, 11 Shtator, 2001

Anita Bitrit

Kushtuar Anita Bitrit,
Lexuar ne ceremonine perkujtimore te saj me artistet shqiptaro-amerikane.

Kjo vdekja e zeze,
Muret i cane,
Lotet rrjedhin vale,
Per gjeneratat radhe.

C’dhimbje na solle sot,
Me melodite e kenges,
Engjell Sibora,
Le pergjysme endrren e nenes.

Tmerruar nga lajmi rrugen mora,
Kalova me drita te kuqe, vetetime
Ne cep te rruges frymen ndalova,
Me rrodhen lotet kur pashe shtepine.

Zemra s’me pushonte aspak,
Me vehte klithja e mjera e mjera!
Ndenja gjate, por porta s’u hap
Ndeza qiririn dhe e vura tek dera.

Vitet do te ikin dhe shpejt do te kalojne,
Loti I mergimtarit do te ngelet ne dere,
Orkestra “Alba” shpesh do te ekzekutoje,
Kenget e tua ne tastiere.

More helmin ne zemer, ike larg, Anita!
Ndoshta te gjeje qetesine,
Le ne zemrat e njerezve kengen,
Dhe me zerin tend pavdekesine.

I paharruar qofte kujtimi I tyre!
Brooklyn, Tetor, 23, 2004

Molla e Migjenit

MOLLA E MIGJENIT

Nxorra nga sunduku, endrren e hershme,
Fshehur ne shpirt, strukur si kotele,
Te ikja larg, larg per te kafshuar,
Vargjet e Migjenit, mollen e ndaluar.

Ja erdhi dhe koha, qe si shtrengate me hodhi,
Ne nje bote te panjohur, hapin ndalova,
Kurreshtjen shpejt, nga dega rrezova,
Mollen e ndaluar, qe asgje s’ shijova.

Molla e kuqe, krimbosur ishte brenda,
Kishte kohe qe priste dhe me nuk duronte,
Kalbesira e viteve i zbehte kurreshtjen,
Nga qullosja e saj, dhembi se kafshonte.

Me vargun e Migjenit ngrire ne buze,
E uritur vazhdoja te kerkoja,
Neper kopshte, zyra mondane qendrova,
Por mollen e ndaluar kurre se shijova.

Buza e ngrire si shege u ca,
Me rruaza te kuqe shkruajten ne gushe,
Mollen e ndaluar qe se shijove ketu,
Eshte ne dheun tend, mbjellur ne cdo fushe.


Brooklyn, Shkurt 1999

Cameria

Çameria

Klithin zerat nga nentoka,
C'ben keshtu o Evrope plake,
Jemi camet te masakruarit,
Po kullojme akoma gjak!

Plumbi i Zerves ende sillet,
Ne pretendimet e Vorio Epirit,
Mbeshtetur nga kali i Trojes,
Si ne dramat e Shekspirit.

Digjet zemra e Çamerise,
Per t'u kthyer ne token meme,
Tymi dhe flaka e 44-s,
Kane thinjur Hagen qe ne rrenje.

Dhe sa, do te heshtin kancelarite memece,
Perballe kerkeses se Çamerise,
Do te futen ne kurthin e pabesise greke,
Apo do t'u njihet e drejta e pronesise?

Bubulina ka nxjerre gjoksin,
T'u mekoje me qumeshtin cam,
Te zgjoje sythin e Lirise,
Ku deshmoret per te rane.

Artikull nga gazetari i Rilindjes Demokratike, Halil Rama

Monumenti i lotit

nga- Halil RAMA

TIRANE : Në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, Tirane, të mbushur plot me shkrimtarë, poetë, studjues dhe dashamirës, kohët e fundit u zhvillua përurimi I librit më të fundit të shkrimtares dhe njëherësh pedagoges së Globe Institute of Technology në Manhattan, Këze (Kozeta) Zylo “Monumenti I lotit”.

Me ngarkesën e një njeriu të ardhur që përtej oqeanit dhe për të sjellë mes bashkëkombasve të vet një tufë me vjersha, që mund të merren më shumë se të tilla, një fjollë dashurie të sinqertë të mbledhur prej vitesh brënda shpirtit, të mbajtur dhe mbrujtur me shumë kujdes dhe delikatesën e diçkaje të thyshme, poetja Zylo , derdhi në këtë takim për të gjithë të pranishmit atë që u quajt nga shumëkush, frymën e dashurisë për atdheun dhe njerëzit e saj të dashur.

Shkrimtari Tasim Alia u ndal që në simbolikën e librit të materializuar përmes titullit Monument Loti, që do ta perifrazonte në një monument dashurie të lindur prej lotit të mallit dhe lotit të dhimbshëm, me dëshirën për t’I parë gjërat e jetës në progress dhe përparim.”Janë lotë shprese të perceptuara nëpërmjet lëvizjeve, largësive halleve dhe brengave të mijra e mijra njerëzve tanë që për një jetë më të mirë gëlojnë nëpër botë, që nga Amerika e largët e deri në vendet tona fqinje.

Poezia e Zonjës Këze është ngjethëse, prekëse duke u kundruar nga këndvështrimi I një njeriu që edhe pse larg , jeton çdo minutë më atdheun praën, me njerëzit e saj. Brengat e mallit, hallet e mbetura përtej largësisë së një oqeani, vijnë dhe shtresohen në dëshirat dhe aspiratat e mëdha të saj për një njeri të dashur dhe të lumtur në kthinën e vet të atdheut. Ajo e gjen këtë pjesëzë të munguar tek njerzit me të cilët jeton, tek studentët shqiptarë në Amerikë, tek Kosovarët e emigruar pës genocidit të dhimbshëm ndër vite.” Ndërsa Pedgogu i Universitetit të Tiranës, dhe njëherësh poeti Sadik Bejko theksoi midis të tjerave se “ Merret vesh që ky libër që kemi sot në duar është libri I një mësueseje, pasi ka brënda dashurinë e një edukatoreje për brezin e ri, por njëherësh ka dhe shqetësimin e saj për jetën e rinisë. Ajo mbart me vete edhe shqetësimin e nënës, edhe atë të gruas, dhe përmbledhas mund të them se janë këto shqetësimet e një patrioteje të denjë për vendin.” Deputetja e Kuvendit të Kosovës, zonja Teuta Hadri, që mori fjalën në këtë takim, tha se ndjehej mirë dhe ngrotë duke gjetur vetën brënda poezive të librit të Kozetës, që për Kosovën dhe luftën e pavarsisë së saj iu kushtonte dhjetra motive dhe poezi të sajat. Libri I Këze Zylos vjen në këtë fund viti si një buqetë lulesh për lexuesin tonë. Ai është një larmi temash dhe motivesh që nga vjershat të mbrujtura me dashurinë për vendlindjen, Mezhgoranin, për njeriun e thjeshtë të punës, për emigrantin dhe deri tek poezi të një karakteri meditative filozofik, për jetën dhe vdekjen, për të mirën dhe të keqen, për triumfin e dashurisë mbi urejtjen etj.

Në këtë takim floën edhe përkthyesi Leonard Mero, tregimtari Andon Andoni si dhe miq dhe të afërm të autores.

Në fjalën e vet botuesi I librit, njëherësh drejtori i shtëpisë botuese Albin, zoti Spiro Dede, vuri theksin në “mbarësinë” botimit të librit, perkujdesjen dhe angazhimin e dhjetra e dhjetra miqve të autores, “që dukej se kishte brënda tij një fat të mirë, ishte një libër I mbarë dhe sigurisht kjo rridhte prej vetë dashurisë dhe dhimbjes së Kozetës për të shprehur përmes tij tërë dashurinë dhe ndjenjën e ngrohtë për njerëzit e saj të një gjaku, për Shqipërinë e dashur.”

Të pranishmit kaluan caste emocionuese në një koktej të organizuar me këtë rast, ku dhe përcillnin autoren e librit për në atdheun e saj të dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe jeton prej mëse dhjetë vjetësh së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat. E rrethuar nga miq dhe bashkëkombas të shumtë dhe dashuria e munguar për atdheun.

Kush është Këze (Kozeta) Zylo

Ka lindur në tepelenë më 12 Mars 1957.

Pas diplomimit në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani’ në degën Gjuhë letërsi shqipe, punoi deri në 1997 si mësuese në disa shkolla të Tiranës. Si antikomformiste u përfshi në lëvizjen demokratike të viteve nëntëdhjetë dhe deri në vitin 1995 arrin të jetë Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokristiane

Në shkurtin e vitit 1997, emigron në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku integrohet në shoqërinë e atjeshme, vijon kualifikimet dhe studimet pasuniversitare dhe emërohet Këshilltare e studentëve në Bramson ORT Colleg (2000-2004)

Krahas angazhimeve si pedagoge sot në Gllobe Institute of Technollogy në Manhattan, shquhet si veprimtare e komunitetit shqiptaro-amerikan, zgjidhet anëtare e këshillit botues të librit dhe zëvendës presidente e e organizatës së gruas “Zëri Ynë” Jeton e martuar me zotin Qemal Zylo dhe dy vajzat , Valbonën dhe Klodianën.

Parathenia e librit "Monumenti i Lotit"

METAFORA E LOTIT

Një monument prej Lotëve! Një oqean prej Lotëve! Sado paradoksale të tingëllojë metafora në shikim të parë, vjen një zonjë nga larg, (Nga larg e, megjithatë, kaq afër), na vë në duar një tufë vargjesh shkruar gjithë spontanitet, ndjeshmëri e mesazhe humane dhe, oqeani apo monumenti prej lotësh, i zbeh tiparet e metaforës dhe merr konturet e një realiteti.
Një të vërtetë të lashtë e të re dëshmojnë vargjet e Kozeta Zylos: kësaj toke dhe njerëzve të saj kurrë nuk ju ndanë lotët, lotë mërgimi, lotë malli, lotë hidhërimi e lotë gëzimi, lotë për martirët, për vitktimat, për padrejtësitë, për atdheun e ndarë e për familjen e ndarë, për ikjet biblike, për diellin e vendlindjes që më s’e sheh, për prindin që ikën e nuk I ndodhesh pranë, për një gurë në Mezhgoran, për një shkëmb ne Trebeshinë, për një lule të fëmijërisë, për një pemë të fshehtësisë…Sikur të mbledhësh gjithë këta lotë, thotë autorja, do të krijohej oqeani më i madh i rruzullit…! E megjithatë, befasia e metaforës së Kozeta Zylos qëndron tjetër kund: nuk ka shkrehje apo mbytje nga ky oqean lotësh, as dëshpërim, as pesimizëm.
Përkundrazi “Monumenti I Lotit” gdhendur me daltën e vargjeve, është mbi gjithcka shprehës dhe personifikimi I mbijetesës, i sfidës ndaj dhimbjes e ndaj humbjes, i dashurisë së madhe për gjithçka duhet dashuruar, i goditjes e flakjes ndaj gjithçkaje duhet goditur, flakur e urryer. Dimensioni I dukshëm social e atdhetar i kësaj përmbledhjeje, nervi hulumtues, human e kurajos në spketrin e viteve që ikën e atyre që jetojmë, në fate njerëzish e fate trojesh, e bëjnë poezinë e K.Zylos të afërt, tepër të perceptueshme dhe mbresëlënëse.
Atdheu, njeriu, shoqëria, janë dhe bima edhe kopshti ku ngjizet kjo poezi. Ndonëse të shkruara kryesisht në SHBA, ku autorja jeton e punon prej vitesh, tingëllima dhe aroma e tyre janë fund e krye tinguj e aroma Shqipërie.
Humanizmi prekës, mirësia e derdhur në vargje plot spontanitet e ndjeshmëri, mospajtimi me të ligën e të keqen, qofshin këto në jetën e individit, të atdheut apo të kombit, janë shtylla qëndrore të kësaj poezie.
Mes tyre dëshmohet edhe një herç e vërteta e madhe se arti poetik është një flakërim i zemrës dhe një mister i shpirtit.
Zëri I poetes mbetet një piskamë drithëruese për të na kujtuar se duhet ta duam njëri-tjetrin dhe se duhet të mësojmë si të duhemi e c’të duam, se s’bën të harrojmë gurin e themelit e këtë tokë të shenjtë, e cila mbijetoi e mbijeton nga dashuria dhe gjaku, nga djersa, malli dhe sakrificat. Kush I harron këto, ai ka mohuar vetveten. Ky është një nga mesazhet e drejtpërdrejta që K.Zylo na e sjell perms artit te saj, mesazh që atë e frymëzon, e brengos, e mallëngjen, e dëshpëron, e ndërkohë i jep forcë e kurajo të jetë përherë krijuese dhe veprimtare e angazhuar me shqiptarizëm.
Kur ta mbaroni së lexuari këtë përmbledhje e të mësoni se autorja prej disa vitesh jeton ne SHBA, se atje është integruar në sferat universitare e përgjithësisht intelektuale, se është tepër aktive dhe e angazhuar, etj., ndofta do te pyesni: si është e mundur që me këtë status kaq “komod” që ka siguruar atje larg, ta përjetojë kaq thellë, realisht e intensivisht Shqipërinë?!
Do të thoshja: sepse ajo jeton në hapësirat njerëzore, në të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen, sepse ajo është njëkohësisht larg dhe afër, sepse asaj, atë ç’ka ja pengojnë apo ja privojnë hapçsirat gjeografike, ja zbutin e afrojnë hapësirat shpirtërore…
Dhe në mbyllje të kësaj përcjelljeje të shkurtër do të doja të përqasja thënien e një dijetari të madh arabo-amerikan: “Poet është ai që, pasi ja ke lexuar vjershat, të lind përshtypja se vargjet e tij më të mira ende nuk janë shkruar”.


Tasim Aliaj, shkrimtar
Tiranë, Shtator 2005

Monday, November 28, 2005

Kozetas'biography

KëZE (KOZETA) ZYLO

Këze (Kozeta) was born in southern town of Albania, Tepelene, on March 12, 1957. Her parents are from Mezhgorani, a village located in Tepelene, and are both with strong patriotic values. Kozeta received her B.A in Albanian Language and World Literature at the “Aleksander Xhuvani” University in Elbasan, in 1979. She continued her studies at the University of Tirana. From 1979 to 1997 Kozeta has worked in various high schools across Tirana as a teacher of Albanian and World literature.
During 1987 until 1992, however, she was forced to step down from teaching in high school and continue teaching at a lower level. This was the consequence of voicing her opinion, together with 6 teachers, for the upgrading and modernization of the high school literature texts by including more Western authors in the curriculum.
With the falling down of Communism, Kozeta was engaged strongly in the country’s transition to Democracy and was one of the members of the Christian Democratic Party of the country. During 1994-1995 Kozeta served as the Party’s General Secretary.
During this period, Kozeta wrote numerous articles in the “Ora e Shqiperise” newspaper. Likewise, for many years she has written critical articles in the “E Ardhmja” newspaper of the “Cajupi” High School. She also served as the producer of the “Miss High School” among various schools in Tirana.
On February 1997, she fled from the country’s war and exiles to the United States, where she resides in New York City.
From 1999 to 2001, she continues to further her studies in a New York City college.
From 2000-2004, Kozeta served as the Students’ Advisor at BramsonORT College.
Currently she teaches at the Globe Institute of Technology in Manhattan, NY. Likewise, she is employed by the New York’s Board of Education.
Kozeta is fully engaged in the Albanian American community. Presently she serves in the Book Publishing’s Board, as well as the Vice President of the Women’s Organization “Zeri Yne”.
For many years together with her husband, Qemal Zylo, they have organized the Albanian Flag Day amid the Albanian students in New York. Guests such as the Albanian Ambassador to the United Nation Mission, the former Congressman Joseph DioGuardi, professors, Albanian students and other nationalities attended such event. The purpose of such occasion was to celebrate this important day in Albanian history, as well as uplift the Albanian culture in the United States. As a result of such activities they have earned the respect of the Albanian students in New York. These activities have been covered by the “Illyria”, “Bota Sot” and “Dielli” newspapers as well as “The Albanian Culture” television.
The Funeral Ceremony in memory of the Albanian singer, Anita Bitri, was organized by both Kozeta and Qemal, where an array of well known Albanian artists took place. This event was published in many Albanian and Albanian American Media.
Kozeta recently published the book “The Monument of the Teardrop”, a collection of poems. The event of her book publishing day took place in National Museum of Albania, and was covered by many national news media through TV and newspapers.
She currently writes critical and creative articles in various newspapers, such as “Illyria” and “Bota Sot.” In addition, numerous of her poems are found in various Internet sites that celebrate Albanian creative writing.
Kozeta is married to Mr. Qemal Zylo and has two daughters, Valbona and Klodiana.